Hyrje · 01 / 60
Si përdoret ky libër
Një libër, një faqe. Çdo rregull që ndjek Vero Digital është këtu.
Brand guidelines është burimi i vetëm për mënyrën si duket dhe si flet Vero. Nuk ka version të dytë në një deck, as ngjyrë “pothuajse të njëjtë” në një story.
Lexohet nga e para te e fundit kur hyn dikush i ri në studio. Për punë të përditshme, hapet faqja që të duhet: logo, ngjyrë, titull, caption.
- Mos e ndrysho logon, ngjyrën ose emrin pa e përditësuar këtë libër.
- Nëse një faqe bie ndesh me një postim të vjetër, fiton libri.
- Shembujt “bëj / mos bëj” janë rregull, jo sugjerim.